Një nënë me fëmijë të sëmurë lutet për ndihmë (VIDEO)

Gjëja më e vështirë për 54 vjeçaren Lidija Todorovska është ta heq nga karroca për invalid dhe ta nxjerrë jashtë të birin e saj Dejanin. Ai tanimë 9 vite vuan nga multipleks skleroza. Lidija është nënë e vetme dhe për çdo ditë lufton e vetme me sëmundjen, me varfërinë dhe me punët e shtëpisë. Shtëpia e vogël ku jetojnë nuk është e tyre.

Njerëz humanë të kishës janë solidarizuar dhe ua kanë lëshuar shtëpinë, në mënyrë që të mos paguajnë qira. Por edhe këtu kushtet nuk janë aq të mira. Shkallë të pjerrëta, mure të plasaritura, dritare të thyera, ndërsa banja dhe tualeti janë jashtë shtëpisë. Siç thotë ajo, besimi në Zot e ka ndihmuar të durojë. Thotë, lutet çdo ditë që shteti t’u ndihmojë dhe t’u sigurojë kushte më të mira për jetë.

“Këtë që e patë është një pjesë e luftës së përditshme me të. Ai nuk mund të lëvizë vetë dhe prandaj duhet vazhdimisht të jetë nën shoqërimin e dikujt. Nuk mundet as në tualet të shkojë vetë, nuk mund të lahet, të ha ushqim, asgjë s’mund të bëjë i vetëm”, u shpreh ajo. 

Dejani dhe Lidija marrin ndihmë financiare 11 mijë denarë. Por kjo nuk është e mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet ditore për të birin e saj, i cili së shpejti duhet të marrë terapi që do të kushtojë 300 euro në muaj. Lidija i ka mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme për të marrë banesë sociale, por institucionet përgjegjëse i kanë thënë se do të duhet të presë deri në vitin 2017. Deri atëherë, Lidija dhe Dejani do të luftojnë me sëmundjen dhe me kushtet e rënda, me shpresë se ëndrra do t’u realizohet që edhe Dejani të ketë mundësi të shtrihet dhe të zgjodhët në një dhomë të ngrohtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu