Një vajzë nga Manastiri brutalisht është dhunuar në shtëpinë e saj, ndërsa nëna e saj fqinjve të parë për përdhunimin e vajzës së saj i ka kërkuar nga 500 deri në 1000 denar, transmeton T.S.
Gruaja nga Manastiri, emri i të cilës nuk është përmendur, e ka shitur vajzën e saj 11 vjeçare ndaj fqinjëve, ndërsa përderisa ata e kanë përdhunuar, nëna e vajzës ia ka lidhur sytë dhe ia ka mbajtur këmbët. Kur vajza ka kundërshtuar, nëna e ka therur me thikë dhe e ka rrahur me fshesë.
Kalimtarët e rastit të aktit monstruoz kanë qenë vëllai dhe motra e tyre ndaj të cilëve nëna iu është kërcënuar që të mos flasin për atë që janë duke e parë.
Kjo gjë megjithatë ka arritur deri te policia. Nëna është arrestuar, ndërsa më vonë është dënuar me 10 vite burg, por gjykimi ende nuk është i plotfuqishëm. Dënim me burg deri në 8 vite iu është caktuar edhe dy burrave që e kanë përdhunuar vajzën e mitur. E gjithë kjo ka ndodhur në vitin 2011 para vëllait pak më të vogël dhe motrës së saj të cilët në fund i kanë treguar babait të tyre që jeton në një fshat të Manastirit dhe ai menjëherë rastin e ka paraqitur në polici.