Një person nga Shkupi është plagosur nga një plumb qorr teksa lëvizte me biçikletë

Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga një plumb qorr nga armë e zjarrit është sjellë një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi, i cili teksa drejtonte biçikletën në zonën e Çairit ka ndjerë dhimbje në shpinë, pas së cilës është transportuar në institucionin mjekësor.

Rasti, siç informojnë nga MPB-ja, është raportuar dje në ora 19:45 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”.

Nga MPB bëjnë të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu