Një sasi e madhe e ushqimit hidhet në plehra në Maqedoni

Ushqimi tepricë hidhet në bërllog, në vend se t’u jepet të uriturve. Këtë pamje e sheh çdo ditë Veselina Karatrajkova e cila punon në higjienën komunale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketet dhe kafeteritë janë hedhësit më të mëdhenj të ushqimit. Kështu thotë hulumtimi i Bankës për ushqim në Maqedoni, raporton Tv Telma. Një e treta e ushqimit ose 18 mijë ton në vit, përfundon në plehra. Manastiri është qyteti që udhëheq me sasinë e ushqimit të hudhur.

Sipas hulumtimit, 88% e kompanive që punojnë me ushqim, janë të gatshme që ushqimin, që është para mbarimit të afatit, ta japin për familjet e varfëra, mirëpo problem u shkakton ligji i tanishëm për donacione, që nuk është i plotë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu