Një takim i Macron me Pompeon, ndërsa Parisi është kthyer kah Biden

Presidenti francez Emmanuel Macron priti të hënën Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo në një kohë të pazakontë kur Presidenti i tanishëm Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen dhe Parisi tashmë është kthyer te Presidenti i sapozgjedhur i SHBA Joe Biden. Macron u takua me Pompeon në mes të ditës në Pallatin Elysee pa praninë e kamerave dhe gazetarëve, raporton AFP. Më herët, ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian foli gjithashtu me zyrtarin e lartë amerikan.

Qeveria theksoi se e priti Pompeon me kërkesën e tij, në marrëveshje të plotë me ekipin e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden, ndërsa Parisi dëshiron rinovimin e marrëdhënieve transatlantike gjatë ndryshimit të administratës amerikane. “Eshtë normale që Sekretari i Shtetit u prit me respekt për institucionet amerikane, sepse mandati i Donald Trump zgjat deri më 20 janar,” zbuloi një burim diplomatik francez.

Presidenti Macron ishte një nga zyrtarët e parë që uroi Biden për fitoren dhe më pas foli me të në telefon. Më shumë se shtatë ditë pas njoftimit të rezultateve, Donald Trump shkroi në Tëitter të hënën në mbrëmje se ai kishte “fituar zgjedhjet”.

Para turneut në Evropë dhe Lindjen e Mesme, Mike Pompeo refuzoi të pranonte fitoren e Joe Biden dhe njoftoi një “tranzicion të qetë në një administratë tjetër Trump” dhe më pas kritikoi liderët e huaj të cilët tashmë kishin kontaktuar Biden. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu