Një tjetër çift i show-bizzit i jep fund lidhjes

Lidhjet në botën e show-bizzit nuk kanë fund. Pas 1 vit e gjysmë lidhje, bukuroshja Bella Hadid është ndarë nga i dashuri i saj, The Weekend. Lajmi që modelja 20-vjeçare dhe këngëtari 25-vjeçar i kanë dhënë fund romancës së tyre është konfirmuar ditën e enjte nga revista “People”.

“Axhendat e tyre kanë qënë shumë të vështira për t’u koordinuar pasi ai është fokusuar në përfundimin dhe promovimin e albumit të tij”, ka thënë një burim për gazetën.

“Ata ende kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe do të mbeten miq”.

Ndërkohë që artisti është i zënë me albumin e tij, modelja po përgatitet për të bërë debutimin e saj si modelja e “Victoria’s Secret”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu