Kush do ta ngrejë partinë nga hiri bashkë me Filipçen, është pyetja që parashtrohet në prag të kongresit të nesërm. Siç dihet, LSDM nesër duhet të zgjedhë anëtarët e rinj të Bordit Qendror dhe Ekzekutiv. Pikërisht në këtë kongres do të diskutohet për rezultatin katastrofik të zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe do të debatohet për politikën në të ardhmen.
Në kongres do të merren vendime, përkatësisht do të zgjidhen anëtarët e kryesisë më të lartë të partisë, si dhe do të ketë veçori për politika të reja në të ardhmen. Për gjitha detajet, informacionet, emrat, opinioni do të njoftohet nesër, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
E sigurt është se pjesë e kryesisë së re nuk do të jenë disa anëtarë të njohur të partisë, të cilët në të kaluarën kanë mbajtur poste të larta partiake dhe shtetërore. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe kryetari Filipçe, i cili paralajmëroi kryesi të re, ndërsa Oliver Spasovski e ka konfirmuar në emisionin Click Plus.
Nuk do të jem pjesë e kryesisë së re të LSDM-së.
-Definitivisht, a do të mbani këtë qëndrim?
Absolutisht..
-Ju mbeteni koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvend…
E kam thënë dhe kur flas se duhet të ketë njerëz të rinj, me shpresë të re, me energji të re, me një ofertë të re, jo vetëm para anëtarëve të LSDM-së, por edhe para qytetarëve dhe kjo duhet të realizohet u shpreh Oliver Spasovski, coordinator i LSDM-sl.
Për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe humbjes bindëse, qëndrim të njëjtë ka edhe ish-nënkryetari i partisë, Blagoj Boçvarski. Ai thotë se është koha për fytyra të reja.
Mendoj se kryetari Filipçe duhet të zgjedh një ekip të ri, me të cilin partia do të vazhdojë përpara, grupi parlamentar këtu do të jetë në mbështetje të plotë.
Pra, një qëndrim i ngjashëm me Spasovskin?
Po.
Nuk do të jeni në kryesinë e lartë të partisë?
Unë thashë çfarë dua dhe çfarë pres nga partia dhe kryetari i ri tha Blagoja Boçvarski, deputet i LSDM-së.
Përveç anëtarëve të rinj të Bordit Qendror dhe Ekzekutiv, partia pritet të fitojë kryesi krejtësisht të re. Pozita e nënkryetares do të mbetet, por në atë pozitë nuk do të jetë deputetja e deritanishme Sanja Lukarevska. Nënkryetarët e fundit të partisë ishin Pero Kostadinov, Fatmir Bytyqi, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Stefan Bogoev. Pritet që në vendet e tyre të vijnë njerëz të rinj, të cilët, siç thonë nga “Bihaçka”, duhet të konsolidojnë partinë dhe të kthejnë besimin e votuesve.