Njihuni me azilantin shqiptar që synon Bundestagun gjerman me Merkelin

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit gjerman, që një shqiptar do të garojë për tu bërë pjesë e Bundestagut.

46 vjeçari nga Rrësheni, Kolë Gjoka, i cili mbërriti në Gjermani si azilant do të kandidojë për tu bërë pjesë e Bundestagut, nën siglën e CDU-së së drejtuar nga kancelaria Angela Merkel.

Gjoka do të kandidojë në Hamburg, ku pavarësisht se numri i shqiptarëve që kanë të drejtën e votës ai shpreson sërish që të jetë pjesë e parlamentit gjerman.

“Çdo garë niset me dëshirën dhe objektivin për të fituar, gjithsesi unë e kam nisur me një qëllim parësor për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Gjermani” tha ai për Report Tv.

Gjoka komenton dhe vizitën kryeministrit Rama në gjermani në fund të nëntorit dhe pritshmërinë për mbështetjen e Merkel për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në.

“Pritshmëritë e takimit janë shumë të mëdha, dua të them se Rama është bërë si i shtëpisë në Gjermani, kjo tregon vëmendjen e Merkel për Shqipërinë dhe vlerësimin për Ramën. 28 Nëntori është ditë e vecantë për shqiptarët dhe besoj se Merkel ka menduar një dhuratë për shqiptarët” deklaroi ai.

Zgjedhjet për Bundestagun gjerman pritet të zhvillohen në shtator të 2017-s. Kandidimi nga partia e kancelares Merkel i një shqiptari që në 96 mbërriti në gjermani si azilant, vjen pikërisht në kulmin e debatit në Europë për emigrantët. Pavarësisht politikës, Kolë Gjoka ka arritur sukses të konsiderueshëm dhe në biznesmen./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu