Golden retriveri Dino po punon në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Qentë nuk janë shoqërues të jashtëzakonshëm në aeroporte, si për siguri apo qentë për zbulim, por Dino me siguri e ka punën më të mirë në botë – të përkëdhelet nga pasagjerët.
Dino dhe kolegia e tij Vesna Kiskovska tërheqin shikime, buzëqeshje dhe përqafime nga pasagjerët që nga nëntori i vitit të kaluar kur Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit e zgjodhi Dinon për pozicionin e tij me honorarë. Ndihmon pasagjerët të ndjehen më të qetë dhe më të relaksuar para fluturimit.
“Puna e tij është të sjell lumturi dhe gëzim te udhëtarët që presin për avion. Ai vjen, përkëdhelet, luan me to dhe të gjithë janë të lumtur, duke përfshirë edhe Dinon”, tha Vesna Kiskovska.
Dino ka CV të përkryer për qen zen me të gjitha cilësitë e nevojshme.
“Ai është shumë i butë, i disponuar në mënyrë miqësore, lojal, aktiv dhe shpirt mirë. Ka tre vjet e gjysmë”, tha Vesna Kiskovska.
Një është e sigurt – paraqitja e Dinos sjell buzëqeshje te shumë pasagjerë, ndërsa disa thonë se komunikimi me të ua ul stresin në lidhje me fluturimin.
“Për mua kjo mund të ndihmojë. Për mua me siguri do të ndihmojë. E di se shumë njerëz janë me stres para fluturimit. Shpresoj se do u ndihmojë, mua me siguri më ndihmon. Nuk më pengon sepse e shoh si mik dhe kjo është gjëra më e mirë që mund të bëhet”, pohoi Ivana Karaxhiq, pasagjere nga Serbia.
“Me shumë gjasa. Është ide e shkëlqyeshme. Menjëherë ndjehem më mirë dhe jo aq në ankth, për shkak se përreth meje ka një qen aq simpatik. Me të vërtetë ide e shkëlqyeshme. Tashmë po ndihmon”, tha Justina Kullvijete, pasagjere nga Suedia.
Nexhat Kurt, drejtor gjeneral i TAV Maqedoni, kompani që udhëheq me aeroportin, thotë se kanë vendosur që të angazhojnë “qenin zen” që të përmirësojnë mirëqenien e pasagjerëve – ndërsa Dino tashmë po jep rezultate.
“Ka ndikim të madh, edhe pse në fillim nuk mendonin se do të ketë aq rëndësi. Por pas një periudhe të shkurtër e kuptuam se vendosja e Dinos ishte shumë vendim i mençur. Paramendoni një udhëtar e parkon automobilin, hyn në aeroport, shkon te sportelet për paraqitje, pyet ku është check in, a do të arrjë në kohë, edhe nëse nuk është vonë, çdoherë mendon se po vonohet. Kjo është psikologjia e zakonshme e udhëtarëve. Më pas duhet të kalojë nëpër kontrollin e pasaportave, duke shikuar nëpunësin policor në sy dhe duke u pyetur nëse do të kalojë pa probleme. Më pas vjen kontrolli i sigurisë, ku disa duhet të zhveshin tesha – e gjithë kjo shkakton stres, posaçërisht te udhëtarët që nuk udhëtojnë shpesh. E më pas, përnjëherë, i afrohet një qen dhe mund të shkëmbejnë energji”, pohoi deklaroi Nexhat Kurt, drejtor gjeneral i TAV Maqedoni.
Aeroporti e thirr Kiskovskën që ta sjell Dinon në punë ditëve kur ka shumë pasagjer. Megjithatë për shkak të reagimeve pozitive mendojnë që këtë ta bëjnë më shpesh. Dino po bënë miq kudo që shkon dhe u ndihmon pasagjerëve që të ulin stresin. Shumë keq që nuk mund të merrni me vete në Avion.