Njihuni me “Superjahtin” më të mirë në botë në vlerë prej 500 milion dollarë (VIDEO)

Sipas pamjeve të publikuara nga Dutch Yachting, superjahti i Jeff Bezos me vlerë 500 milionë dollarë, Koru, i koduar Y721, u pa në Detin e Veriut pasi u largua nga Roterdami më 13 shkurt. Testimi i anijes së madhe, e cila është rreth 127 metra e gjatë, filloi përpara se t’i dorëzohej miliarderit 59-vjeçar.

Jahti i ri i Bezos ka një platformë helikopterike.

Blerja e re e Bezos bëri bujë vitin e kaluar pas një raportimi se zyrtarëve holandezë do të duhej të çmontonin urën historike Koningshaven sepse struktura e çelikut nuk do të lejonte që mjeti të kalonte.

Pas një proteste nga banorët, anija u tërhoq nga kantieri i saj i ndërtimit në një tjetër kantier detar pa shtyllat e saj, sipas Jalopnik.

Banorët e Roterdamit thuhet se u zotuan në shkurt se nëse superjahti i Bezos kalon Urën De Hef, ata do ta godasin me vezë në shenjë proteste.

Dhe kur më në fund erdhi koha për të lëvizur anijen nga kantieri holandez, u vendos që të tërhiqej në mes të natës, raportoi The Cut.

Koru kushton rreth 25 milionë dollarë në vit për ta drejtuar. Jahti mund të strehojë 18 të ftuar – dhe kërkon një ekuipazh prej 40 marinarësh.

Koru do t’i shtohet një flote superjahtesh, helikopterësh dhe avionësh tashmë në pronësi të sipërmarrësit.

Jahti prej alumini dhe çeliku thuhet se ka tre kuverta dhe një pishinë.

Anija më e vogël mbështetëse që do të vendoset pranë anijes vigane do të përfshijë një platformë helikopterike për Bezos ose mysafirët e tij të famshëm. Ky jaht më i vogël pritet të jetë i ngarkuar edhe me makina luksoze, jet ski, skafe dhe një nëndetëse personale, raporton Daily Mail.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu