Xhevdet Azizi-Xheki është kandidati i propozuar dhe i pranueshëm për të gjitha partitë politike, pritet të emërohet Drejtor i BSP-së në vend të Mitko Çavkovit, thonë burime brenda Qeverisë së re për Manastiri Lajm.
Xhevdeti, apo në opinion më shumë i njohur si Xheki është njëri nga punonjësit me autoritet më të lartë në MPB, është aktualisht ndihmës-kryeshef në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup dhe vazhdon ta ushtrojë këtë post që nga 2013 kur u emërua në këtë detyrë. Autoritetin e tij e gëzon fillimisht për shkak të përgaditjeve të tij profesionale, si dhe për shkak se ka ndihmuar vazhdimisht kuadrot e reja shqiptare bredna MPB-së dhe ka aritur të avansoj një numër të madh të policëve shqiptar nëpër vende kyçe në MPB.
Xhevdet Azizi-Xheki gjithashtu u bë i njohur për opinionin e gjërë pasi ai bashkë me eprorët e tjerë dhe policët shqiptarë e menaxhoi evakuimin e deputetëve nga Kuvendi natën e 27 Prillit, si dhe në komunikim të drejtpërdrejtë me Feta Alimin e menaxhoi dhe evakuimin e Ziadin Selës. Feta Alimi deklaroi: I besova Xhevdet Azizit, punonjësit të MPB-së “Pasi u strehuam në zyrë, kisha shumë telefonata, madje edhe nga ambasadorët.
Atij që i besova dhe i tregova vendndodhjen e saktë ishte Zulfi Adili-Qufa dhe Xhevdet Azizi-Xheki, punonjës i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kur e sigurova se Selën e kam me vete, ai më tha se do t’i dërgojë pesë shqiptarë – punonjës të policisë dhe do të na largojnë të sigurt që aty. Pas disa minutash, Xhevdeti më kërkoi saktë vendndodhjen sepse pesë shqiptarët e policisë të shoqëruar nga një mjek shqiptarë po prisnin. U tregova zyrën dhe erdhën dhe e larguan deputetin”