Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për fenë dhe ka shpjeguar pse nuk e ka “marrë” fenë e prindërve të tij, duke përmendur vdekjen e vëllait të tij.
Suedezi është një nga personalitetet më intriguese në botën e futbollit. Gjatë turneut të Milanit në SHBA, ai nuk hezitoi të flasë për temën e ndjeshme të fesë, që është objekt debatesh e madje edhe përçarjesh në shoqëri.
Zlatan hapi zemrën në një intervistë për “The Athletic”.
“Por ju jeni djali i një katolike dhe i një myslimani – a jeni fetar?”, ishte pyetja të cilës ai iu përgjigj shpejt:
“Jo. Unë besoj në respekt. Pra, nëse unë ju them, “vetëm Zoti mund të më gjykojë”, kë synoj? Unë do t’ju jap një shembull perfekt. Kur vëllai im vdiq, ai kishte leucemi. Ku ishte Zoti ta ndihmonte? Ju e falënderoni Zotin çdo ditë, i luteni Zotit. Por ku ishte Zoti atëherë? Në botën time, unë jam Zoti im. Kjo është ajo që besoj. Dhe kjo është mendësia ime”, tha Ibra.
Zlatan ka lindur në Malmo të Suedisë, por nga një martesë e emigrantëve, nëna e tij Jurka është kroate dhe babai Shefik nga Bosnjë e Hercegovina, i cili shkoi në Skandinavi në kërkim të një jete më të mirë.
Ibrahimovic e filloi karrierën e tij profesionale në Malmo FF para se të transferohej në Ajax, ku u vendos si një nga lojtarët e rinj më të lakmuar në Evropë. Ai më vonë do të kalonte dy vjet në Juventus dhe tre të tjera në Inter Milan, përpara se të ndërronte Serinë A me La Liga për të luajtur për Barcelonën.