Nuk e fitoi Topin e Artë, kaq para humbi Vinicius

Vinicius Junior raportohet se humbi një bonus të konsiderueshëm nga Real Madrid pasi nuk arriti të fitonte Topin e Artë.

Sulmuesi brazilian ishte cilësuar si favorit për të fituar Topin e Artë të vitit 2024, pasi kontributi i tij epik ndihmoi në udhëheqjen drejt Ligës së Kampionëve dhe La Ligas, por çmimi vjetor shkoi për Rodrin e Manchester Cityt.

24-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe katër asistime në dhjetë paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe numëroi 20 gola në 26 ndeshje në La Liga. Anësori do të kishte marrë një bonus prej 1 milion euro nëse do të ishte bërë braziliani i parë që fiton çmimin që nga Kaka në 2007, sipas Globo.

Gazeta pretendon se klauzola ishte përfshirë në rinovimin e fundit të 24-vjeçarit me klubin.

Real Madridi i dha ceremonisë së Topit të Artë një injorim të madh pasi mësoi se Vinicius nuk ishte fituesit. Braziliani doli vetëm i dyti, ndërsa klubi spanjoll u shpall si më i miri në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu