“Nuk është problem”, Bislimovski tregon se për sa para është shtrenjtuar rryma elektrike

Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski në Daily Click në TV21 tha se shtrenjtimi i rrymës elektrike nuk do të jetë problem për shumicën e qytetarëve. Bislimovski thotë se mesatarisht, shumica e amvisërive do të paguajë fatura të rrymës elektrike për 4 denarë më shtrenjtë në muaj.

“Për 88% të amvisërive, rritja është 0,4%, kjo e “përkthyer” në para, për 1000 denarë nëse dikush paguan, tani do të paguajë 1004 denarë, nëse dikujt i duket problematike, nuk është, edhe vetë qytetarët e dinë”, tha Bislimovski në TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu