Barcelona ka dëshpëruar në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të La Ligas. Pas katër fitoreve rresht në të gjitha garat, Barça të shtunën mbrëma në udhëtim ka barazuar 1:1 me Getafen.
Jules Kounde në minutën e nëntë e kaloi në epërsi Barçën.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 34-t me golin e shënuar nga Mauro Arambarri.
Barça ka 39 pikë dhe është në vendin e tretë, me pesë pikë më pak se lideri Atletico.
Getafe ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të.