Mandatarit Nikolla Gruevskit sonte në mesnatë i kalon edhe afati për formimin e qeverisë së re pasi nuk arriti marrëveshje me BDI-në për të siguruar edhe shumicë në Kuvend.
Këtë sonte e konfirmoi para mediave zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i cili tha se nuk ka marrëveshje.
Nuk kemi vendos ende në lidhje me pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe se do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”, theksoi Osmani.