Nuk pagoi biletën, faturinoja i çan veshin udhëtarit

Para pak minutash në urbanin e Kamzës ka plasur një sherr masiv. Shkak është bërë një udhëtar që nuk ka pranuar të paguante biletën. I acaruar, faturinoja i bën presion, ndërsa udhëtari i është kthyer duke e ofenduar. Pas kësaj ka plasur sherri me grushte, ndërsa faturinos i bien lekët. Sipas raportuesit, zotëria që ka refuzuar të paguajë biletën ka tentuar t’ia marrë lekët, ndërsa faturinoja e ka goditur më fort, duke i carë veshin.
Por, sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi urbani ka ndaluar dhe personi që kontrollon biletat ka dalë në mbrojtje të faturinos duke e goditur me shuplakë zotërinë e gjakosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu