Analisti Baton Haxhiu ka debatuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me një video të publikuar nga kjo forcë politike në të cilën ishte përfshirë një deklaratë e analistit në emisionin “Opinion”. Haxhiu e cilësoi pandershmëri dhe propagandë videon e publikuar nga PD, në të cilën ishte përfshirë edhe deklarata e tij lidhur me rolin e Bashës në institucionet ndërkombëtare të Kosovës.
Diskutimi:
Haxhiu: Unë edhe herën e parë në 2005 edhe herën e kaluar e kam ruajtur etikën profesionale mbi faktet, jo mbi qëndrime politike.
Basha: Shpresoj ta mbash dhe sot.
Haxhiu: Unë e ruaj gjithë. Me faktin që po thua, shpresoj ta ruash dhe sot, ka një fakt paragjykues.
Basha: Ka një presion me të cilin shpresoj do merremi më vonë.
Haxhiu: Unë po them që korrektësinë time profesionale, partia jote me spotin që vendosi e bëri një pandershmëri propagandistike ndaj asaj që kisha thënë dhe korretësinë time ndaj figurës së PD-së, partia që ju drejtoni e përdori për propagandë. Kjo është çështje e juaja që dua ta parashtroj.
Basha: Nuk është propagandë, ti the diçka të vërtetë dhe ne e transmetuam.
Haxhiu: Të vërtetën e thashë në studio, ske nevojë të bësh propagandë me një të vërtetë.
Basha: Jemi përballë një makinacioni
Haxhiu: Merru me makinacionin.