Banka Botërore është e pranishme në Maqedoni që nga viti 1993. Deri tani sipas informacioneve ka ofruar ndihmë financiare dhe teknike për 63 projekte me vlerë totale prej më shumë se 2 miliard dollarësh.
Ndërsa sot ministri i financave Dragan Tevdovski u takua me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoni, Kosovë, Evropë dhe Azi Qendrore, Marko Mantovaneli.
Pas përfundimit të takimit, nga kabineti i ministrit për financa nëpërmes një kumtese informoi se në këtë takim është shqyrtuar gjendja e projekteve aktuale si dhe janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Banka botërore në Maqedoni financiarisht mbështet projekte në sferën e infrastrukturës, energjetikës, arsimit, si dhe sektorin e turizmit.