Numërohen 95% e votave në Likovë, ja diferenca që mund ta mbyllë garën që në raunidn e parë (FOTO)

Në Komunën e Likovës BDI prin bindshëm në garën për kreun e Komunës, shkruan InfoShqip.

Në 95% të votave të numëruara në Këtë komunë i pari rënditet kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Erkan Arifi i cili ka siguruar 49.5% të votave, i pasuar nga Shaban Zendeli i Lëvizjes Besa me 21.77%. Aleanca për Shqiptarët ka marë 16.16% të votave, PDSH 11.31 dhe LSDM 1.26% të votave.

Diferenca që do bënte ndryshimin e garës është shumë e vogël, në ato pak kuti numërimi të mbetura kandidatt të BDI-së i nevojiten me pak se 1% rritje, vota të cilat do i siguronin fitoren që në raundin e parë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu