Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës bojkotojnë mësimin, shkaku i mos pagesës së transportit!

Sot nxënësit e Gjimnazit të Tetovës bojkotojnë mësimin, shkaku i mos pagesës së transportit!
Nga komuna e Tetovës ditë më parë Ahmeti Qazimi tha se oferta që është bërë nga ana e kompanive transportuese ka qenë mbi këtë vlerë, që nënkupton se shkollat nuk kanë mundësi të nënshkrimit të kontratës nëse vlera e ofertës që ka qenë në procedurë të furnizimit publik ka qenë mbi atë që e kanë paraparë në buxhetin e vitit shkollor 2016-2017.
“Oferta që është bërë nga ana e kompanive transportuese ka qenë mbi këtë vlerë, që nënkupton se shkollat nuk kanë mundësi të nënshkrimit të kontratës nëse vlera e ofertës që ka qenë në procedurë të furnizimit publik ka qenë mbi atë që e kanë paraparë në buxhetin e vitit shkollor 2016-2017. Meqë oferta ka qenë më e lartë shkollat nuk kanë pasur bazë juridike për të nënshkruar kontratë. Sipas konsultimit me Byronë për furnizime publike shkollat mund të lidhin kontratë vetëm për ato mjete që i posedojnë”, tha Ahmed Qazimi, Përgjegjës i sektorit të arsimit në Komunën e Tetovës.
Biroja për furnizime publike të mërkurën duhet të shqyrtojë ankesat e transportuesve në qytetin e Tetovës dhe pas kësaj, më së voni të premten duhet të japë përgjigje nëse mbështet vazhdimin e kontratës aktuale me shumën që ka ofruar komuna.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu