Nxënësit shqiptar të Idrizovës pengohen të mësojnë në gjuhën amtare

Ndjekja e procesit arsimor në gjuhën shqipe për banorët shqiptarë të Idrizovës mbetet një ëndërr e kamotshme. Fëmijët mësojnë deri në klasë të pestë në shkollën fillore ”Petar Petroviç Negosh”, ndërkohë që pjesën tjetër të shkollimit në gjuhën amtare detyrohen ta bëjnë 25 kilometra larg shtëpive. Edhe pse në këtë shkollë hapësira qëndron e zbrazët, vazhdimi i shkollimit nuk u mundësohet si duhet këtyre fëmijëve. Banori Bajram Bejta, kritikon Ministrinë e Arsimit që udhëhiqet nga ministri shqiptar, duke thënë se e arritur mund të quhet pasi t’u mundësojnë shkollimin në gjuhë amtare të gjithve në vend, diçka që sipas tij nuk ka arritur t’ua mundësojë fëmijëve në këtë fshat.

“Ne e dimë se më së paku 10 vjet Ministrinë e Arsimit e udhëheqin shqiptarët, por fatkeqësisht nuk është arritur të ndërtohet shkollë në gjuhën shqipe. Patriotizmi më i madh është kur të arrini të bëni shkollë në Idrizovë jo në Hasanbeg dhe në Haraçinë se atje e keni lehtë, këtu është vështirësia”, thotë një banor nga Idrizova.

Madje ata thanë se janë vizituar dhe vizitohen vazhdimisht vetëm kur afrohen zgjedhjet, dhe gjatë gjithë këtyre viteve, e vetmja kërkesë e tyre ka qenë shkollimi fillor i përgjithshëm në fshat.

“25 kilometra fëmijët me udhëtu me autobus, ne asgjë nuk po lypim tjetër vetëm të kenë shkollë fillore deri në klasë të nëntë”, thotë një banor tjetër nga Idrizova.

Televizioni SHENJA kërkoi të kontaktoj edhe me drejtorin e kësaj shkolle për t’u informuar më detajisht rreth problemit të banorëve, mirëpo zyrtarët e kësaj shkolle thanë se drejtori ishte në udhëtim zyrtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu