Një shpellë në afërsi të Kërçovës e njohur si “Shpella e kafkave” mban mister fatin e së paku 59 personave, aq sa është numri i kafkave të nxjerra nga një ekip i posaçëm.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë publike themelore të Gostivarit një grup ekspertësh i përbërë nga speleologë, arkeologë dhe antropologë kanë arritur të nxjerrin nga shpella plot 59 kafka dhe eshtra të tjerë njerëzish.
Të gjitha eshtrat do të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup ku do të bëhet ekzaminimi i tyre me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe eventualisht identitetin e këtyre personave – informon Zhurnal.
Banorët e zonës thonë se eshtrat ndodhen në shpellë prej afërsisht 50 viteve.