Ish-Presidenti amerikan Barack Obama për herë të parë ka folur për zhvillimet në vend që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ish-Presidenti u shpreh se populli di të ngrejë zërin kur ‘vlerat amerikane vihen në rrezik’.
Obama tha se u inkurajua nga niveli i angazhimit të njerëzve në mbarë vendin.
Mijëra amerikanë në mbarë vendin po protestojnë pas urdhrit të Trump që ndalon hyrjen e refugjatëve në SHBA.