Ndërkohë që të gjithë festonin Krishtlindjet duke u munduar të sjellin sadopak gëzim në botë, Presidenti Obama i nguli thikën pas shpine Izraelit. Shtetet e Bashkuara nuk pranuan të vënë veton për një rezolute të Kombeve të Bashkuara që dënoi vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.
OKB-ja i kërkoi Izraelit të ndërpriste menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez , duke theksuar se komuniteti ndërkombëtar e shikon ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor si një “shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”
Por “Simon Wiesenthal Center” e ka quajtur aprovimin e administratës Obama si rastin më të keq të anti-semitizmit më 2016-ën.
“Sulmi më mahnitëse i OKB- së kundër Izraelit u lehtësua nga Presidenti Barak Obama kur Shtetet e Bashkuara abstenuan mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon Izraelin për ndërtimin e vendbanimeve. Ai ndryshoi politikën shumë dekadëshe amerikane duke aprovuar veprime të tilla diplomatike kundër shtetit hebre, “shkruante organizata hebraike e të drejtave të njeriut.
Dhe sinqerisht nuk është edhe aq e habitshme. Ky president duket se në fund të mandatit të tij ka vendosur ti japë një dorë të gjithë atyre që duan ta fshijnë Izraelin nga faqja e dheut.
“Kjo ka të bëjë me të drejtën dhe të gabuarën. Ka të bëjë me të keqen dhe të mirën. Është një çështje kaq e qartë. Voj nga zemërimi kur mendoj atë që kjo administratë ka bërë ditët e fundit”. tha ish kongresmeni i Arkansas Mike Huckabee.
Sjellja e presidentit Obama ndaj aleatit tonë më të afërt është përtej frikës. Është e neveritshme. Kryeministri Benjamin Netenyahu thotë se , ironikisht ka burime, por nuk ka provat që vërtetojnë se Presidenti Obama ishte prapa rezolutës.
“Ne kemi informacione nga të dyja burimet, si në botën arabe ashtu edhe atë ndërkombëtare se kjo ishte një shtytje e qëllimshme nga Shtetet e Bashkuara. Në fakt ishin pikërisht ato që ndihmuan në krijimin rezolutën, në vend të parë”, ka thënë zëdhënësi i tij, David Keyes për “Fox News”.
Dhe ashtu sic edhe pritej, Shtëpia e Bardhë mohoi me forcë akuzat. Por le të jemi të ndershëm. Kush do ti besonte Kryeministri Netenyahu ose njeriut që vjen rrotull me ‘Ajatollahët’ në fund të fundit?
Por , në fakt, edhe pse nuk ka prova të prekshme, Kongresi duhet të marrë masa të menjëhershme kundër presidentit. Të paktën një censure publike do të ishte mëse ligjore.
Për të qenë të qartë, një veprim i tillë nga Kongresi do të ishte i pashembullt. Por një akt tradhtie si ai i Obamas, kërkon një “qortim të ashpër”, vërtet.