Obama takon Aleksin, vogëlushin shqiptar që i shkroi letër për fëmijën e plagosur sirian (VIDEO)

Presidenti aktual i SHBA-ve, Barak Obama ka takuar vogëlushin shqiptar i cili shkroi letër për ta pyetur si mund t’i ndihmonte fëmijët e moshës së tij në Siri, menjëherë pasi mediet publikaun foton e 3-vjeçarit sirian Omran Daqnesh, pasi u nxorr nga rrënojat e bombardimeve.

“I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?

A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… Ne do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace.

Do t’i sigurojmë atij një familje dhe do ta konsiderojmë si vëllanë tonë”, ka shkruar Aleksi në letrën e tij, gjë e cila pushtoi mediet e botës.

Këtë letër, presidenti Obama e lexoi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në Samitin e Liderve për Refugjatët në 20 shtator 2016.

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu