OBRM-PDUKM ditën e djeshme festoi 27 vjetorin e themelimit të saj si parti politike dhe 124 vjetorin nga themelimi i Organizatës.
Para anëtarëve të kësaj partia u drejtua edhe kreu i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski i cili mes tjerash foli edhe në lidhje me shqiptarët.
“Shqiptarët në Maqedoni me kalimin e kohës do të kuptojnë se me LSDM-së çdo gjë është erë dhe mjegull. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të zhgënjehet sepse ata e dinë se me kë kanë punë, por aktualisht u nevojiten”, tha Gruevski në fjalimin e tij. Shqiptarët mund të mbështeten tek OBRM-PDUKM-ja në të ardhmen, në qoftë se duan së bashku të ndërtojmë një shtet të përbashkët, në të cilin të gjithë turqit, serbët, romët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët, gjithmonë do të kenë mbështetje”, tha Gruevski.
Në këtë festë ishin të pranishëm edhe funksionarë tjerë të kësaj partie./Telegrafi/