OBRM-PDUKM: Zhernovski në mënyrë të dyshimtë i harxhon paratë e qytetarëve

OBRM-PDUKM-ja ka akuzuar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për harxhim të parave të qytetarëve në mënyrë të pakontrolluar dhe të dyshimtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zhernovski për rregullimin e dy rrugëve me gjatësi deri 6 mijë metra, ka harxhuar 1,2 milionë euro para të qytetarëve të Qendrës. Vendi në të cilin ndodhemi momentalisht “Skver Jardan” është nga vendet e preferuara të Zhernovskit, ku e organizoi festimet për Vitin e Ri. Ky vend është dekoruar në vitin 2012 nga ana e OBRM-PDUKM-së, por Zhernovski harxhoi rreth 800 mijë euro”, deklaroi Ilija Ilijovsi nga OBRM-PDUKM-ja.

Ai gjithashtu tha se Zhernovski do të kujtohet si kryetari që nuk ka bërë asgjë në të mirë të qytetarëve, përveç dy rrugëve të cilët kushtuan 1,2 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu