Ofendimi më i madh për një shqiptar? Filani është BDI!

Të bërat e BDI-së dhe Ali Ahmetit në 12 vite pushtet e kanë shndërruar këtë parti në sinonim të së keqes për shqiptarët e Maqedonisë. Kur përmendet BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarët e Maqedonisë parafytyrojnë inskenimin e Lagjes së Trimave, Rastit Monstra, Rastit të Sopotit, projektin Shkupi 2014, Enciklopedinë Maqedonase, stemën me luanin e VMRO-së, aferën Maxhar Telekom, përgjimet “më shka se shkau” dhe qindra projekte tjera antishqiptare e dështime të BDI-së. Prandaj, sot me të drejtë në Maqedoni është turp dhe ofendim të jesh BDI. Por, ajo që nuk pritej është se ky trend i ka kapluar edhe vetë funksionarët e BDI-së, të cilët duke dashur të ofendojnë persona të ndryshëm publik, i etiketojnë se kanë qenë ose janë anëtarë të BDI-së. Kështu, vet shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Artan Grubi, duke tentuar të ofendojë një opinionist i cili e kritikonte partinë e tij, sonte në emisionin Click Plus në TV 21 e etikoi atë se është anëtar i BDI-së! Duket se edhe vetë Grubi dhe funksionarët e tjerë të BDI-së e kanë kuptuar se sa turp dhe ofendim është sot fraza “ti je BDI”, andaj kanë filluar t’ia mveshin këtë etiketë personave të cilët nuk u shkojnë për shtati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu