Dy persona që ofronin ryshfet për votuesit në Tearcë janë shpallur në kërkim nga policia.
Sot rreth orës 18:15 në stacion policor në Tetovë, personi me inicialet SH.E nga Tearca ka denoncuar se personat me inicialet S.SH dhe F.I të dy nga Tearca, në periudhën nga 22.12 deri në denoncim, kanë shkuar shtëpi më shtëpi dhe kanë ofruar ryshfet nga 100 euro deri në 500 euro për votuesit me kërkesën që mos dalin në rivotim të dielën, njofton TetovaSot.
Dhe si garanci se nuk do të dalin në rivotim u janë marrë dokumentet personale, për të siguruar që asnjë prej tyre nuk do të realizojë të drejtën e tyre për të votuar në qendrën e votimit nr. 2011, ku do të rivotohet.
Policia është vënë në kërkim të të denoncuarve, dhe po punon në zbardhjen e plotë të rastit. /albeu.com/