Ofruan 60 euro për votë, shkarkohen tre policët (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për medie ka njoftuar se tre persona të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë shkarkuar ndërsa ndaj 2 të tjerëve do të ngrihet padi penale për ryshfet zgjedhor.

E dyshuara e parë ka qenë anëtare e VMRO-DPMNE-së nga Komiteti Komunal në Prilep dhe e punësuar në institucion shtetëror, e cila është përpjekur që të bindë një bashkëqytetare kundrejt shumës prej 60 eurosh, që të votojë për partinë në pushtet.

Ende nuk është bërë i qartë roli i tre efektivëve të policisë, por mësohet se kanë qenë pjesë e grupit të cilët kanë ofruar ryshfet për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Çdo efektiv i cili do të përfshihet në partitë politike në këto zgjedhje do të dënohet ashpër.

Ngjarje karakteristike ka në Prilep, ku nga ana e dy qytetarëve të Prilepit është paraqitur dhënie e ryshfetit në emër të VMRO-DPMNE-së për votë në zgjedhje.

Është dorëzuar kallëzim penal, është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masat për pastrimin e rastit. Këto punë janë të palejueshme dhe nëse do të ndodhin do të ketë reagim energjik të MPB-së.

Apeloj qytetarët që nëse hetojnë çfarëdo rasti të keqpërdorimit nga ana e cilit do subjekt politik menjëherë ta paraqesin në stacionin policor.

Nëse ndjejnë trysni nga cilido organ i shtetit ose nga cilido udhëheqës menjëherë ta njoftojnë MPB-në që të mundemi të ndërmarrim masa përkatëse”, ka thënë Spasovski.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu