Kombet e Bashkuara pasi kanë vënë në dukje se Izraeli pengon zhvillimin e Palestinës duke krijuar situata varfërie, papunësie dhe rënie ekonomie, ka kërkuar nga ky vend që ti japë fund pushtimit të tij në territoret e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Raportuesi Special i OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret palestineze nën pushtim, Michael Lynk, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se ka shqetësime të thella për pengesën e zhvillimit në territoret palestineze nën pushtim.
Duke theksuar se situata e territoreve nën pushtim është “dëshpërim dhe mungesë e shpresës” për popullin palestinez, Lynk i ka bërë thirrje Izraelit që ti japë fund pushtimit të tij afërsisht 50 vjeçar në territoret palestineze.