Aktori i njohur Olsi Bylyku, pak kohë më parë, konfirmoi romancën e tij me gazetaren Denada Lura. Së fundmi, ai ka ndarë një moment intim dhe romantik me me partneren e tij në InstaStory-n e tij, ku çifti shfaqet më i lumtur se kurrë, duke shkëmbyer puthje në buzë para kameras.
Në sfond, Olsi është kujdesur që të përshtatë një këngë të tij, me tekstin që duket se është dedikim i veçantë për Denadën. Edhe pse aktori ka qenë i rezervuar në lidhje me këtë romancë të shumëpërfolur, një urim për mikeshën e tyre ka konfirmuar identetin e biondes misterioze, të cilën Olsi e ka postuar gjatë verës dhe e ka uruar edhe për ditëlindje.
Një postim në profilin e Sara Gjordenit ka zbuluar gjithçka, pasi ish-missi publikoi një foto të luleve dhe kartolinë që Olsi dhe Denada ia dërguan pas lindjes së vajzës së Sarës dhe Bardhit. Olsi ka theksuar gjithashtu se është shumë i përkushtuar ndaj marrëdhënies së tij dhe dëshiron që ajo të jetë sa më perfekte, duke lënë pas shumë gjëra të tjera për këtë.