Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti bëri të ditur se shumë shpejtë do të miratohet vendimi për sistemin one stop shop në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc, që siç tha, mundësojnë qarkullimin dhe tregtimin më të shpejtë.
“Jemi para miratimit të vendimit të sistemit one stop shop në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc. Me këtë vendim mundësojmë qarkullimin dhe tregtimin më të shpejtë të në pikat kufitare të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët tanë por edhe për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Maqedoninë e Veriut”, tha Izet Mexhiti.