Onkologjia, premtime të vazhdueshme për mbërritjen e terapisë biologjike

Premtime të vazhdueshme për mbërritjen e terapisë biologjike në Onkologji. Ministri i Shëndetësisë jo më larg se të hënën premtoi se komplet terapia do të mbërrijë këtë javë, që sot të mohojë këtë deklaratë. Arben Taravari sot tha se ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të arrijë vetëm një pjesë e terapisë biologjike.

“Unë thashë se pjesa dërmuese e terapisë do të arrijë këtë javë, sot ka arritur një pjesë e terapisë, edhe nesër arrijnë, d.m.th. kjo është këtë javë e enjte dhe e premte, javën tjetër duhet të arrijnë edhe tre ilaçe. Unë mendoj se nuk është vonesë dy ditë edhe pse gjysma ka arrit, mbi gjysma e ilaçeve veç kanë arritur sot”, deklaroi Arben Taravari, ministër i shëndetësisë. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu