Operacioni anti-drogë në Skrapar, kapen 140 kg kanabis; 11 persona në pranga

Në një operacion antikanabis të kryer në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë asgjësuar mbi 14 mijë rrënjë kanabis ndërsa në kasollet e ngritura në këto parcela janë sekuestruar 140 kg lënë narkotike marijuanë. Policia bëri të ditur se në mega-operacionin e sotëm, blutë e Beratit, kanë arrestuar.

Në një aksion të mirëorganizuar në fshatin Dobrenjë të Skraparit, Policia e Beratit ka asgjësuar më shumë se 14 mijë rrënjë kanabis, ndërsa mes kasolleve të ngritura në parcelat e kultivuara, janë sekuestruar 140 kg marijuanë.

Pas një hetimi një mujor, gjatë operacionit të sotëm në mëngjes, në pranga kanë përfunduar edhe 11 persona.

  1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
  2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
  3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
  4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
  5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenëq,
  6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
  7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
  8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
  9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
  10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
  11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa në parcela të ndryshme” informon policia.

Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar. Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 140 kg lëndë narkotike marijuanë,
  • si dhe dy armë zjarri të lojit automatik, AK-47.

26 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu