Shkruan: Ylldrit Bomova
Për shumë heronj janë shkruar vargje e kënduar këngë, për Jusufin sonte e 36 vite më parë këndohet kënga e pambaruar, për heroin e kompletuar në shumë dimensione, atdhetar, prind, bashkëshort, bir, poet, prozator, kengëtar dhe njeri që ruajti deri në fund amanetin që se mbajnë as qiejt dhe as malet.
Ai ishte frymëzues për dhjetra e mijëra të rinj, studentë e punonjës që i treguan botës në marsin e 81’shit se shqiptarët në Jugosllavi ishin Komb dhe jo kombësi, se deshin Republikë dhe Kushtetutë e jo krahinë autonome, deshin barazi, liri, bashkim dhe të drejta kombëtare. Të gjithë këto ndjenja dhe elan rinor të asaj kohe Jusufu diti ti ushqejë nëpërmjet “Lajmëtarit të Rinisë”, “Bashkimit”, këngëve dhe shkrimeve të tij.
Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë pabesisht pse ishin shtysa më e madhe që ngritën në këmbë gjithë rininë studentore, ata do mbahen mend në breza të tëra si kandilë ndricues të kombit tonë.
Të rrojë kujtimi për to me respekt dhe dashuri të vecantë.