Në vijim mund ta lexoni përgjigjen e kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela.
‘Tani është koha që kësaj politike të mbrapshtë të këtij pushteti, që përmes sistemit të tyre politik të instaluar t’i themi bashkërisht dhe njezërisht NDAL! Prandaj, në cilësinë e subjektit politik që përfaqësoj, pra Lëvizja për Reforma – PDSH gjithherë ka vlerësuar se bashkërendimi i politikave në dobi të interesit të popullit shqiptar është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, pasi përbën interesin parësor të shqiptarëve për t’i përfaqësues denjësisht. Thirrjes së Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë të Shqiptarëv e çmojmë si një thirrje që duhet kushtuar rëndësi të veçantë, pasi kjo thirrje është për bashkëveprim dhe bashkërendim i opozitës jashtëparlamentare, ku njëmendësisht i themi PO thirrjes dhe i përgjigjemi pozitivisht këtij takimi, pasi duke e parë situatën politike në vend, në këto kohëra të brishta politike për popullin shqiptar i duhet domosdoshmërisht të jemi të hapur për bashkëveprim dhe bashkërendim politik’, përgjigjet Sela. /Telegrafi/