Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur programin voluminoz për zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit prej 232 faqeve, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kandidati për deputet nga rradhët e këti subjeti politik, Xhevat Ademi është shprehur se partia të cilës I takon ai është e vetmja që ka një platform të shtypur dhe program të qartë në këtë fushatë zgjedhore.
Ai ka theksuar se ky është dallimi mes BDI-së dhe partive tjera, prandaj sipas tij, shqiptarë i japin mbështetje masovike atyre.
Në anën tjetër, partitë opozitare në debatet televizive ka reaguar ndaj këtij programi. Arben Labunishti nga Lëvizja BESA është shprehur se BDI-ja ka kohë që del me program të shtypur para shqiptarëve, por i njëjti asnjëherë nuk është realizuar. Ai ka thënë se për 15 vite me radhë programet e BDI-së kanë mbetur vetëm në letër dhe cështja shqiptare është degraduar rëndë.
Të njëjtim mendim e ka ndarë edhe kandidati nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët Vesel Memedi. Ai është shprehur se BDI kot del me Libra të shtypur e programe të cilat asnjëherë nuk janë implementuar.
Sipas tij, ky është mashtrimi i radhës i BDI-së me këto programe që nuk kanë mekanizma dhe instrumente për tu realizuar në praktik./ina