Opozita turke MHP jep përkrahje pë dënimin me vdekje

Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) tha të martën se është e gatshme të përkrahë rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri i saj, Devlet Bahceli tha se partia e tij që ka 40 ulëse në Parlament do të përkrahë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në përpjekjen për të rivendosur dënimin në fjalë.

“Nëse është i nevojshëm dënimi me vdekje, nëse populi ynë e dëshiron, atëherë nuk ka pretekst për të shmangur këtë”, ka thënë Bahceli.

“Nësë Partia AK është e gatshme, MHP është mase e gatshme”, ka shtuar më tej ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu