Organizatorët e 27 prillit Mickoski i quajti gabim-bërës, por jo terroristë

Organizatorët e 27 prillit, kryeministri Hristijan Mickoski i quajti gabim-bërës, por jo terroristë.

I pyetur nëse mendon se ka pasur ndonjë presion ndaj gjyqtarit, Mickoski tha se as nuk e njeh dhe as nuk është parë fizikisht me gjyqtarin, kështu që nuk dëshiron të komentojë në atë aspekt.

HRISTIJAN MICKOSKI KRYEMINISTRI I RMV-SË

“Fakt është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë. Askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë gabuar, askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë bërë shkelje, por ata njerëz për ato shkelje kanë kaluar gjatë kohë atje dhe ata që udhëhoqën procesin e montuar politikisht ta vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë se çfarë bëjnë dhe çfarë kanë bërë. Ndoshta të gjithë ata që kanë ushtruar presion, përmes një procesi të orkestruar politikisht, që sot njerëzit të kalojnë shtatë apo tetë vjet burg për terrorizëm, duhet të përgjigjen për këtë. Asnjëri prej tyre nuk thotë se nuk ka gabuar. E bënë, por nuk janë aspak terroristë. Tani që është e qartë se nuk ka organizatorë, nuk e di se si mund të ketë terroristë”, tha kryeminisri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu