Orhan Kurtishi, drejtor i ri i SH.A. “Posta e Maqedonisë”

Orhan Kurtishi është emëruar drejtor i ri i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë”, duke zëvendësuar Idri Istrefin. Kurtishi vjen në këtë pozitë si kryetar i degës së Alternativës në Kumanovë.

Zëvendës i tij do të jetë Nikollço Ugrinov nga Strumica, ndërsa anëtarë të tjerë të Bordit drejtues janë emëruar Danica Jovanova, Hatie Etemi, Agim Baftija, Bojan Keremestevski dhe Dejan Nikollovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu