Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, deri më 19 janar do të qëndrojë për vizitë pune në Poloni dhe Ukrainë.
Përveç të gjitha takimeve Murtezani u takua edhe me myftiun e Ukrainës, prof. Akhmed Tamim. “Ky takim i ymëzuar na ndihmon të kuptojmë më mirë vlerat universale që na bashkojnë.” u shpreh Murtezani ne postimin e tij në Facebook.
Në vazhdim postimi i Orhan Murtezani:
“Sot pata nderin të takoj myftiun e Ukrainës, prof. Akhmed Tamim, gjatë vizitës sime në Kiev. Biseduam mbi rolin e fesë dhe bashkëpunimin ndërfetar në kohë sfidash, duke u fokusuar tek rëndësia e solidaritetit dhe mirëkuptimit midis popujve.
Ky takim i frymëzuar na ndihmon të kuptojmë më mirë vlerat universale që na bashkojnë.“/InfoShqip.com