Misioni OSBE/ODIHR, sot edhe zyrtarisht do të fillojë me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Maqedonisë, të cilat pritet të mbahen më 11 dhjetor.
Shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së, Kaetana de Zulueta, sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë rolin dhe misionin bashkë me aktivitetet e ardhshme.
De Zulueta, më parë ka qenë e emëruar shefe e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së në Maqedoni, në vendin e ambasadorit Jan Petersen./portalb