Osman Kadriu: Fshirja e votuesve nga lista e kontestueshme, paraqet veprim kundër-kushtetues

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, vlerëson se fshirja e votuesve nga Maqedonia nga lista e kontestueshme zgjedhore, paraqet një shkelje të rëndë kushtetuese konkretisht të drejtës së zgjedhjes e cila është e garantuar nëpër të gjitha konventat që përfshinë liritë dhe të drejtat e njeriut, shprehet për Agjencinë e lajmeve Zhurnal.mk

Kadriu është kategorik, se po qese fshihen votuesit nga kjo listë e kontestueshme atëherë ky është veprim antikushtetues.

Sipas Kadriut, kjo e drejtë mbi zgjedhjen garantohet edhe me konventa ndërkombëtare, që dëshmon edhe njëherë rëndësinë e kësaj të drejte.

“Fshirja e votuesve fiktiv nga lista e kontestueshme zgjedhore paraqet një shkele të rëndë kushtetuese, ku kjo e drejtë i takon kapitullit të të drejtave mbi zgjedhjen. Kjo nënkupton se qytetarëve do ju cenohet e drejta politike me listë e kontestueshme zgjedhore, sepse ato janë të fshirë nga lista zgjedhore dhe janë transferuar në një listë të veçantë të kontestueshme, dhe nëse këta persona deri në afatin e paraparë nuk e konfirmojnë votën e tyre, ata me automatizëm e humbin të drejtën e zgjedhjes. Dhe kjo paraqet shkelje të kushtetutës, dhe kjo e drejtë njashtu është e garantuar edhe me shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” – është shprehur Osman Kadriu për Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu