Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, ku një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur
Ai ka thënë se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe se akte të tilla nuk do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës.
“Dënoj fuqishëm vrasjen e një polici në veri të R. Kosovës. Zemra ime është me familjen dhe kolegët e tij. Mbështetje e plotë për drejtësinë duke sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të urryer. Aktet e dhunës nuk do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka shkruar Osmani në Twitter.