Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp informoi se Sekretariati për Çështje Evropiane ka përgatitur lista për nevojat e Klinikave dhe Institucioneve si pasojë e pandemisë së virusit korona dhe të njëjtat do t`i dorëzohen donatorëve të huaj.Për Klinikën Infektive janë kërkuar rreth 89 artikuj për situatë ku numri i të infektuarve me covid-19 do të arrinte 2.000 pacientë.
“Deri më tani siguruar 25 respiratorë nga fondet norvrgjeze të siguruara nga UNOPS, të cilët për momentin ndodhen në depo në Turqi, dhe po bisedojmë për mënyrën e transportit deri në Shkup për shkak të vështirësive për transportin tokësor. Kemi siguruar edhe 30 respiratorë nga fondet e BE-së, këto respiratorë për momentin janë në Kinë, po sigurojmë detajet si ti transportojmë në Shkup”-tha mes tjerash Osmani.
Kurse sa i përket kërkesës për 200 respiratorë nga Kina, Osmani tha se Republika Popullore e Kinës ka konfirmuar ndihmën mirëpo kërkesa e madhe nga shumë shtete në botë ka penguar furnizimin dhe se aparatet do të shpërndahen varësisht prej prodhimit.