Konsensusi nacional dhe partiak është sfida më e madhe që për momentin përballet Qeveria lidhur me reformat e planit 3-6-9 ka thënë sot zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, pas takimit joformal me ambasadorin bullgar Ivan Petkov.
Në pyetjen sesi rrjedhin reformat e përfshirë në planin, Osmani ka thënë se ekziston dinamikë me përcaktime të qarta se cilat masa duhet të zbatohen.
Ai ka thënë se në nivel qeveritar kanë përfunduar ligjet për shërbimet e sigurisë, në sistemin e jurisprudencës si dhe në administratën publike, njofton Medial.mk.
Sipas Osmanit, në periudhën që vijon do ketë vizita të ndërsjella në Athinë dhe Shkup, por siç tha, “nuk mund të precizoj për datë të sakta, ajo që është më me rëndësi është të ketë komunikim të përgjithshëm”.
“Ky ambient duhet të ndërtohet me komunikim të përditshëm duke eliminuar gjitha paragjykimet që janë krijuar pasi kjo temë është keqpërdorë nga agjenda politike dhe elektorale dhe nuk do të lejojmë një gjë të tillë. Sa i takon referendumit është një çështje që vjen pas gjetjes së një zgjidhjeje dhe nuk ka nevojë të ngarkojmë me hapa të dytë dhe të tretë dhe duhet të fokusohemi në hapin e parë dhe të ulemi të gjejmë një zgjidhje e cila është në interes të përbashkët”, ka thënë Osmani