Osmani takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, bisedohet për hapjen e kufirit në Stançiç dhe autostradën Shkup-Prishtinë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.

Në takim u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si për implementimin e detyrimeve, për thellimin e marrëdhënieve të mira, të marra nga takimet e shumta të nivelit të lartë të realizuara periudhën e kaluar.

U hapën çështje konkrete për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, edhe atë në drejtim të projekteve konkrete në kuadër të iniciativave rajonale për bashkëpunim “konektiviti” agjenda e Procesit të Berlinit, projektet për bashkëpunim ndërkufitar, hapa konkrete për projektin Belanoc- Stançiq, ndërlidhja e Shkupit dhe Prishtinës me autostradë etj.

Aktivitetet e Qeverisë janë në drejtim të avancimit të marrëdhënieve me fqinjët, dhe në këtë kuptim, zhvillimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Kosovës paraqesin shembull për miqësi të mirë”- theksoi Osmani në takim.

Bashkëbiseduesit riafirmuan angazhimet e tyre për bashkëpunim në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe synimi i dy vendeve për perspektivat evropiane dhe euroatlantike të rajonit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu