Osmani tregon detajet për qeverinë e re (VIDEO)

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin ‘Fol Tash’ në TV Koha ka folur për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë duke thënë se BDI do të jetë në qeverinë e re me LSDM-në dhe Aleancën për shqiptarët.

Osmani në këtë pyetje ka refuzuar ta quaj Lëvizjen Besa si parti shqiptare duke i quajtur të dyshimtë.

Zëdhënësi i BDI-së ka thënë se partia e tij do të ketë qendrim më të fortë në qeverinë e re ku do të kërkojë zbatimin e
deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Osmani gjithashtu ka folur edhe për rastet e montuara për të cilët në pyetjen e moderatorit se pse nuk janë zgjidhur gjatë qeverisjes së BDI-së ka thënë se do të zgjidhen me qeverinë e re ku pritet ri-shqyrtim i rasteve. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu